Connect with us

News

​Rada Trajkoviq: Marrëveshja e Uashingtonit, tërmet politik për Vuçiqin

Published

on

Politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviq vlerësoi se marrëveshja e nënshkruar në Uashington paraqet një tërmet të madh politik për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ajo tha për televizionin serb N1 se vendimet që Vuçiq nënshkroi për të zbatuar, e sjellin atë në konflikt me Kinën dhe Rusinë në një mënyrë të caktuar.

“Ai pranoi detyrimet e shtetit amerikan pikërisht në mënyrë që të zgjaste jetën e tij politike. Që do të thotë që një karrige është hequr tashmë. Marrëveshjet në lidhje me gazin, për Rusinë, janë gjithashtu një përparësi, dhe Vuçiq gjithashtu pranoi një karrige tjetër atje, për të zhvlerësuar ngadalë një partner tjetër strategjik. Është një tërmet i madh politik për Vuçiqin,” tha Trajkoviq.

Sipas saj, marrëveshja e Uashingtonit e vuri Vuçiqin në thelb të ndërpresë marrëdhëniet me ‘vëllain e tij kinez Xi Jinping”.

Continue Reading

News

LAJM I FUNDIT: Milaim Zeka për Albin Kurtin, ka fjalë të rënda ndaj tijë e quan edhe abuzues i shekullit

Published

on

Gazetari Milaim Zeka ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryetari i VV’së po gënjen të gjithë kur po thotë se do i mbronte veteranët nga Gjykata Speciale.

“Albin Kurti është abuzuesi i shekullit”, tha ai.

“Nuk ka njëri që abuzon sikur ai me patriotizëm me shtetësi me varfëri dhe tani me speciale. Ai kishte thënë se i mbron nga Specialja veteranët. Po të ishte ashtu të gjithë liderët do i thonin eja ti dhe na mbrojë. Por nuk është kështu. Albin Kurti dëmin më të madh në historinë politike të Kosovës ja ka bërë ai dhe VV’ja”, shtoi ai. /Express/

Continue Reading

News

Raka: Ekziston mundësia e riinfeksionit nga COVID-19

Published

on

Mikrobiologu, Lul Raka, ka thënë se ekziston mundësia e riinfeksionit nga COVID-19.

“Janë dy opsione. I pari më i shpeshtë dhe më reali është se një pjesë e pacientëve nëse janë pozitivë vazhdojnë me qenë pozitivë për disa javë me radhë, ka raste për gjashtë javë. Edhe pse pacienti në fillim ka pasur simptome mirëpo më vonë jo, edhe në këto raste interpretimi ka qenë që ajo është fazë kur imuniteti i organizmit e largon virusin nga trupi”, ka thënë Raka. “Mirëpo një nga mangësitë e testimeve PCR është e ai nuk e dallon a është virus i gjallë apo janë pjesëza të virusit që nuk janë infektive. Në shumicën e rasteve këto janë pjesëza të virusit që s’janë infektive. Pra, nëse s’ka simptome nuk e bart infeksionin”.

Ai ka thënë se rastet e riinfkesionit janë të rralla.

“Interesante ka qenë rasti i parë i riinfeksionit, kjo mundet me u përcaktuar me sekuencionim, një metodë gjenetike që tregon se ai virusi i parë dhe i dyti gjenetikisht a janë të njëjtë apo ndryshojnë. Nëse janë të njëjtë është vazhdim, nëse ndryshojnë atëherë ka riinfeksion. Deri sot në botë janë pesë raste të tilla. Teorikisht e praktikisht ka mundësi me u përsërit, mirëpo gjasat janë me pas të njëjtin virus”, ka thënë Raka.

Continue Reading

News

Gjiko e ka emocionuar Elitën me veprimin e fundit

Published

on

Moderatorja, Elita Rudi, është një prej emrave më të përfolur në publik.

Ajo është shumë e komentuar sidomos për jetën e saj private, shkruan ORAinfo.

Elita është shumë aktive në rrjetet sociale me postime të ndryshme.

Në foton e fundit ajo e ka publikuar Gjikon duke e pastruar Zërin.

Duket se ky gjest i ka pëlqyer shumë Elitës./ORAinfo/

p data-revive-zoneid=”4″ data-revive-id=”b4a7c49f3a3ff04048ce2ff39a709417″>p>





Komento:

Continue Reading

Trending