Armend Zemaj me votim interesant për shkarkimin e bordit të KEK-ut: Për, me dy duart

Armend Zemaj me votim interesant për shkarkimin e bordit të KEK-ut: Për, me dy duart

Qeveria Hoti ka shkarkuar bordin e KEK-ut para pak minutash, duke marrë kështu vendim që të emërojë menjëherë bordin e ri.

Përderisa ministrat tjerë që votuan pro shkarkimit të bordit me ” PËR”, Ministri i Shëndetësisë,Armend Zemaj ka votuar në një formë më ndryshe nga keta. Ai në emailin e derguar për votim ka shkruar: ” Për me dy duart”.

Të njëjtat burime njoftojnë se deri më tani janë 14 vota, derisa Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj dhe Selim Selimi nga AAK ende nuk kanë votuar

Sipas procedurave, për t`u konisderuar që votimi ka mbararuar, duhet të kalojnë katër orë.

Kujtojmë që në ueb faqen e ZKM është publikuar lista e kandidateve për bord të KEK-ut, ku në atë listë nga ky grup janë veç Fatime Grajqevci dhe Petrit Ibraj.

Materialet janë dërguar në formë elektronike për votim në orën 13:00 dhe të gjithë anëtarët e ekzekutivit brenda 4 orëve kanë të drejtë të shprehin mendimin përmes votes së tyre. Afati i votimit përfundon në ora 17:00.

0 0
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %