LAJM I FUNDIT: “Arrestimet e ardhshme trishtuese”, paralajmërohen këta politikanë të Kosovës

LAJM I FUNDIT: “Arrestimet e ardhshme trishtuese”, paralajmërohen këta politikanë të Kosovës

Arrestimet e fundit që ndodhën në Kosovë nga Specialja, sidomos e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, kanë ngjallur opinione të shumta në publik.

Para krerëve të OVL-së, u arrestua edhe Sali Mustafa, i cili u dërgua në Hagë, e sot gjithashtu u intervistua si i dyshuar edhe Agim Çeku.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, për “Bota sot” tha se arrestimet e ardhshme priten të jenë trishtuese për siç i quan ai, aktorët e lojës me dosje.

Gjithashtu ai mendon se arrestime do të ketë edhe për ata që janë me implikime të rënda politike, veçanërisht për partitë e ashtuquajtura të dala nga lufta, në Kosovë.

“Duke pasur parasysh faktin se Thaçi dhe Veseli me shokë, po bëjnë çdo gjë për të viktimizuar të gjithë të tjerët dhe shpëtuar veten, arrestimeve të fundit spektakolare u parapriu loja e ekzagjeruar me dosje nën skenarin adoleshent të OVL-s, e cila pranoi të viktimizohet dhe qoi në arrestimet “blic” të krerëve të saj, që u bënë vegël e kësaj loje, por jo edhe organizatorëve dhe postiervë të cilët ditën për diell dhe pa asnjë pengesë, sollën këto “dosje” në OVL. Madje parë nga spektri praktik dhe mënyra befasuese se si në një aksion të papritur u arrestuan Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, edhe zhvillimet e ardhshme nga Gjykata Speciale, pritet të jenë me arrestime po aq befasuese e ndoshta edhe tejet trishtuese për shumicën e aktorëve të lojës jo vetëm me dosje, arrestime të cilat padyshim, se do të kenë edhe implikime të rënda politike, veçanërisht për partitë e ashtuquajtura të dala nga lufta, në Kosovë”, tha Qarri.

Ai ka përmendur edhe disa emra të politikanëve të Kosovës, për të cilët thotë se mund të arrestohen në mënyrë “spektakolare”. Tutje ai mendon se Thaçi e Veseli po bëjnë çdo gjë për të viktimizuar të gjithë të tjerët dhe shpëtuar veten.

“Për aq më tepër, pas aksionit të ditëve të kaluara, priten edhe prangosje tjera të reja, madje ndoshta në mënyrë edhe më spektakolare se këto të fundit, sidomos kur tu vijë radha e arrestimit, emrave të mëdhenj të politikës në vend, si Thaçi e Veseli për të cilët e dimë të gjithë se janë në pritje të konfirmimit të akuzave nga Specialja, afati i të cilave tashmë po afrohet, madje në “dosje”ceken edhe emrat e Xhavit Halitit, Ramush Haradinaj, Fatmir Limajt etj. Ndaj përderisa Thaçi dhe Veseli me shokë, po bëjnë çdo gjë për të viktimizuar të gjithë të tjerët dhe shpëtuar veten, krejt çfarë mund të thuhet për momentin është fakti se arrestimet do të vazhdojnë. Por pa konfirmimin e akuzave në mënyrë publike nga Gjykata Speciale, të cilat nuk po bëhen të ditura, për të ruajtur qetësinë dhe mos krijuar tensione, para stuhisë që pritet të ndodhë në vend, është vështirë të përmenden emra të përveçëm, kështu që kjo mbetet në diskrecionin e Gjykatës, e cila ndoshta serish do të na befasojë, me personat që ajo ka vendosë, ti arrestojë në vazhdim”, theksoi ai.