LAJM I FUNDIT: Ky është i ftuari i radhës i Speciales

LAJM I FUNDIT: Ky është i ftuari i radhës i Speciales

I mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës, Visar Ballovci është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ballovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Më lejoni të ju njoftoij se kam mar ftes nga Gjykata e Hagës që të paraqitem me datën 12.10.2020 në cilësinë e dëshmitarit. Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubraves, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimët i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpis tone”, ka shkruar Ballovci.

Familjar, miq, dhe shokë të nderuar.Më lejoni të ju njoftoij se kam mar ftes nga Gjykata e Strasburgit Hagës që të…

Posted by Visar Ballovci on Monday, 28 September 2020