LAJMI I FUNDIT Nisin procedurat për rrëzimin e qeverisë Hoti, këto janë postet që PDK-ja ia kërkon VV-së

Read Time:1 Minute, 18 Second
LAJMI I FUNDIT Nisin procedurat për rrëzimin e qeverisë Hoti, këto janë postet që PDK-ja ia kërkon VV-së

AKTUALENisin procedurat për rrëzimin e qeverisë Hoti, këto janë postet që PDK-ja ia kërkon VV-së

MË: 17 TETOR 2020 NË ORA: 20:57

Albin Kurti dhe Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) së shpejti do të nis negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje dhe minoritet për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Burime bëjnë me dije se kjo gatishmëri e tyre vije pas shkarkimeve të fundit të ‘vulosura’ nga kryeministri Avdullah Hoti.

Burimet poashtu kanë mësuar se ATK kishte nisur hetimet për disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), situatë kjo e cila nuk u pëlqeu fare këtyre të fundit.

Si rezultat i këtyre hetimeve, gjatë ditës së djeshme, kryeministri Hoti shkarkoi të parin e ATK-së, Ilir Murtezaj.

Kjo, situatë e pakëndshme, ka shtyrë PDK-në, VV-në dhe minoritetet të bëhen bashkë për rrëzimin e qeverisë aktuale, të cilët vazhdimisht kanë kritikuar për perfomancë jo të mirë.

Pas kësaj, PDK dhe VV do të vazhdojnë bisedimet për një koalicion qeverisës, për ndarjen e posteve si dhe dikastereve të ndryshme qeveritare.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se PDK do të kërkojë nga VV, postin e presidentit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave si dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Vlen të përmendim faktin se kohën e fundit PDK dhe VV dukshëm janë përafruar, duke përkrahur njër- tjetrën për qëndrime të ndryshme.

Ndërkohë që Qeveria Hoti, dukshëm ka lëkundur “themelet” e saj me performancë jo të mirë, me shkarkimet e fundit, duke bërë emërime të ndryshme, të cilat edhe po vlerësohen të jenë politike.

0 0
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleppy
Sleppy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %