“Mashtrues, rrejte për Çakorr”, përkrahësit e LDK-së nisin fushatë të ashpër ndaj Bulliqit
Më 13 nëntor do të mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës. Tashmë ka nisur edhe fushata e subjekteve politike edhe në rrjetet sociale.
Përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kanë paralajmëruar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, se do t’i humb zgjedhjet në këtë komunë, përcjell Bota sot.
Faqja “Lidhja Demokratike” e ka quajtur Bulliqin “mashtrues”, duke e akuzuar atë për humbjen e Çakorrit.
“Rrejte për Çakorr, nga toka e shtetit vodhe oborr, e tash Llapi ka me ta tregu ty vendin, i gjorë! Mashtruesi i Çakorrit”, ka shkruar në Facebook “Lidhja Demokratike”.
Bulliqi përball do ta ketë Nexhmi Rudarin e LDK-së, ndërsa nga PDK-ja do të garojë Naim Fetahu.
Zgjedhjet në këtë komunë mbahen pasi Agim Veliu la pozitën e kryetarit për atë të ministrit të Punëve të Brendshme./BS