Connect with us

News

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj deklaratë për dosjet

Published

on

Continue Reading

News

Fisnik Ismaili: Është humbje kohe të pi kafe me Albin Kurtin

Published

on

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kandidati për deputet i PSD-së, ka folur sonte në RTK në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun”.

Ai është pyetur për aktivitetet që bën tash meqë është jashtë politikës. “Fisi” ka thënë se po merret me biznes pasi që kriza e pandemisë ka ndikuar në bizneset që i posedon ai.

Në një pyetje provokative të Fatmirit se me cilin do të pinte kafe, me Kadri Veselin apo Albin Kurtin, Ismaili ka thënë se më asnjërin.

“Është humbje kohe me pi kafe me Albinin. Me Kadrinë kom mujt me pi kafe nja 2000 herë, por s’kom dashtë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se kryetarin e VV-së ka pi kafë plot herë sa ishte pjesë e partisë, por tashmë nuk dëshiron më ta bëjë një gjë të tillë.

I pyetur për ndonjë simpati ndaj ndonjërit politikan, “Fisi” ka thënë se s’ka simpati për asjërin, pasi të gjithë i dukën njëjtë.

“Jam rrit me Lirak Çelajn (PDK) dhe kemi qenë shokë shumë të mirë, por na ka largu politika, na ka goditur. Lirakun e konsideroj ende shok…”, ka thënë ai.

Continue Reading

News

Kelmendi reagon ndaj deputetëve: Kësaj i thuhet marre e madhe!

Published

on

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk po e votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në muaj marrin rreth 2 mijë euro e nuk po e kalojnë një ligj që i ndihmon qytetarët me më pak se 200 euro, përcjell Bota sot.

Për këtë ai ka thënë se është marre e madhe.

Postimi i plotë:

Këta deputetët që i marrin rreth 2 mijë euro në muaj, nuk mund të bëhen bashkë e ta hartojnë e kalojnë një ligj i cili do t’i ndihmonte qytetarët shumë prej të cilëve në kohë pandemie s’i kanë as nga 200 euro në muaj.

Kësaj i thuhet marre e madhe!

Continue Reading

News

Rashit Qalaj jep detaje për aksionin e policisë që u zhvillua sot

Published

on

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se sot nga ora 07:00 deri në 19:00, zyrtarët e PK-së kanë shqiptuar 300 gjoba për shkelësit e masave të Qeverisë kundër COVID-19.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 88 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve që nuk e respektuan Ligjin AntiCovid.

Teksa njofton se aksioni i policisë është duke vazhduar që nga ora 20:00.

“Më 28.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 300 gjoba sipas Ligjit të ri AntiCovid dhe janë dhënë 88 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë”, tha Qalaj.

Continue Reading

Trending