Connect with us

News

Policia e Kosovës pranon donacion nga Karabinierët e KFOR-it

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një donacion prej 22 ozonifikatorëve nga Karabinierët e KFOR-it.

Dorëzimin e tyre e ka bërë Kolonel, Enio Simone, Komandat i Regjimentit MSU Karabinier, tek Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, njofton Klan Kosova.

Qalaj falënderoj Simonen për donacionin dhe përkrahjen për mbështetjen e vazhdueshme që MSU-ja ka bërë ndaj Policisë së Kosovës.

Continue Reading

News

LAJM I FUNDIT: Milaim Zeka për Albin Kurtin, ka fjalë të rënda ndaj tijë e quan edhe abuzues i shekullit

Published

on

Gazetari Milaim Zeka ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryetari i VV’së po gënjen të gjithë kur po thotë se do i mbronte veteranët nga Gjykata Speciale.

“Albin Kurti është abuzuesi i shekullit”, tha ai.

“Nuk ka njëri që abuzon sikur ai me patriotizëm me shtetësi me varfëri dhe tani me speciale. Ai kishte thënë se i mbron nga Specialja veteranët. Po të ishte ashtu të gjithë liderët do i thonin eja ti dhe na mbrojë. Por nuk është kështu. Albin Kurti dëmin më të madh në historinë politike të Kosovës ja ka bërë ai dhe VV’ja”, shtoi ai. /Express/

Continue Reading

News

Raka: Ekziston mundësia e riinfeksionit nga COVID-19

Published

on

Mikrobiologu, Lul Raka, ka thënë se ekziston mundësia e riinfeksionit nga COVID-19.

“Janë dy opsione. I pari më i shpeshtë dhe më reali është se një pjesë e pacientëve nëse janë pozitivë vazhdojnë me qenë pozitivë për disa javë me radhë, ka raste për gjashtë javë. Edhe pse pacienti në fillim ka pasur simptome mirëpo më vonë jo, edhe në këto raste interpretimi ka qenë që ajo është fazë kur imuniteti i organizmit e largon virusin nga trupi”, ka thënë Raka. “Mirëpo një nga mangësitë e testimeve PCR është e ai nuk e dallon a është virus i gjallë apo janë pjesëza të virusit që nuk janë infektive. Në shumicën e rasteve këto janë pjesëza të virusit që s’janë infektive. Pra, nëse s’ka simptome nuk e bart infeksionin”.

Ai ka thënë se rastet e riinfkesionit janë të rralla.

“Interesante ka qenë rasti i parë i riinfeksionit, kjo mundet me u përcaktuar me sekuencionim, një metodë gjenetike që tregon se ai virusi i parë dhe i dyti gjenetikisht a janë të njëjtë apo ndryshojnë. Nëse janë të njëjtë është vazhdim, nëse ndryshojnë atëherë ka riinfeksion. Deri sot në botë janë pesë raste të tilla. Teorikisht e praktikisht ka mundësi me u përsërit, mirëpo gjasat janë me pas të njëjtin virus”, ka thënë Raka.

Continue Reading

News

Gjiko e ka emocionuar Elitën me veprimin e fundit

Published

on

Moderatorja, Elita Rudi, është një prej emrave më të përfolur në publik.

Ajo është shumë e komentuar sidomos për jetën e saj private, shkruan ORAinfo.

Elita është shumë aktive në rrjetet sociale me postime të ndryshme.

Në foton e fundit ajo e ka publikuar Gjikon duke e pastruar Zërin.

Duket se ky gjest i ka pëlqyer shumë Elitës./ORAinfo/

p data-revive-zoneid=”4″ data-revive-id=”b4a7c49f3a3ff04048ce2ff39a709417″>p>





Komento:

Continue Reading

Trending