Connect with us

News

Skënder Hyseni shkon në Bruksel i shoqëruar nga dy ekspertë të ekonomisë

Published

on

Një takim në nivel të ekspertëve do të mbahet nesër në Bruksel mes përfaqësueseve të Kosovës dhe Serbisë. Atje, bashkë me koordinatorin për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, në cilësinë e ekspertëve të ekonomisë shkojnë edhe Muhamet Mustafa dhe Robert Muharremi.

Megjithëse informacione për temën e diskutimit në takimin e nesërm nuk janë bërë të ditura nga Zyra e Kryeministrit e as nga koordinatori për dialog, tema duket se ka të bëjë me ekonominë.

Kështu ka thënë Xhavit Beqiri,  këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

“Bashkë me koordinatorit Skënder Hyseni, atje është edhe Muhamet Mustafa dhe Robert Muharremi. Kanë shkuar atje në cilësinë e ekspertëve të ekonomisë”, tha Beqiri.

I pyetur për temën e diskutimit, Beqiri tha se për detaje mund të flasë koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni.

“Për detaje besoj mund të flasë koordinatori, Skënder Hyseni. Por, për vet faktin se aty janë si pjesë e delegacionit edhe ekspertë të ekonomisë, tema do të jenë kryesisht të kësaj fushe”, tha ai.

Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se në takimin e nesërm, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë.

Lajçak përmes një postimi në Twitter shkroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjek këto tema.

Pas njoftimit të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se në takimin e nesërm në Bruksel, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë, ka reaguar Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se për palën serbe pikë e parë e takimit do të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Duke i replikuar Laçakut në Twitter , Gjuriq ka shkruar se për Asociacionin është rënë dakord para shtatë vjetësh nën lehtësimin e BE-së derisa ka shpërndarë edhe pikat e asaj marrëveshje.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë të martën para gazetarëve se rihapja e temës në Bruksel për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, është një kthim prapa për Kosovën.

Kurse, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se të enjten në Bruksel nuk do të diskutohet tema e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai gjatë diskutimit të sotëm me shoqërinë civile i është kundërpërgjigjur edhe presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se nesër nuk është ditë e rrezikshme për vendin. 

Continue Reading

News

Berisha: Nga publikimi i dosjeve do pësojnë të akuzuarit, mund të kenë ardhur nga Serbia

Published

on

Hisen Berisha, ish komandant i UÇK-së tha se nga publikimi i dosjeve do të pësojnë figurat e larta që do gjykohen nga Specialja.

Sipas Berishës dosjet duhet të ishin në sirtarët e Hagës.

“Dosjet duhet supozuar dhe është ashtu, nësa ka institucion në Hagë, është dashtë të jetë diku në sirtarët e Tribunalit Special në Hagë, s’kanë guxu të jenë të lira napër tavolina, nëse nuk kanë qenë atje, për mua vetëm në Beograd kanë mujt me kanë tjetër kund jo. Në qoftëse dosjet ishin në Hagë janë krijuar si akuza nga raporti i Dick Martyt, raporti i Matryt është ndërtuar mbi deponimet e prokurorëve serb dhe krejt argatëve tjerë që ju kanë ndihmu, edhe tonët prej ktuhit dhe tashti ta shohim kush ka interes me i ba publike kto dhe pa bazuar se kujt i shkaktojnë dëm këto dosje“, tha Berisha.

Berisha the se personat që do të dëmtohen nga dosjet janë ata që do të kenë aktakuza.

“Dëmin e vetëm nga këto dosje e pësojnë të gjithë ata që pritet me pasë aktakuzë, me peshë, personat që kanë pasë përgjegjësinë më të lartë“,tha Berisha, ai shtoi se OVL e UÇK, kur ju kanë dalë dosje nuk kanë ditë çka me ba e ia kanë dhënë mediave, kaq kanë mundur me vepru sipas tij.

“Nuk është pritë ma shumë, sepse nuk ishin njerëz që kanë studiu kriminalistikë, as hetues“, shtoi Berisha.

Dosjet sipas Berishës u sollën ose nga intelegjenca serbe ose nga ndonjë vend tjetër që nuk ia do të mirën Kosovës

“Këto dosje i ka pru ai që ka dashtë me iu ba dëm njerëzve që kanë me u paditë, për mua adresa e tyre ose është intelegjenca e Serbisë ose ndonjë intelegjencë ndërkombëtare që nuk ia do të mirën Kosovës dhe ka qejf me dëmtu“, përfundoi Berisha.

Continue Reading

News

A do ta votojnë LDK, PDK e Nisma Ramush Haradinajn për president, ja çfarë thotë Baton Haxhiu

Published

on

Gazetari Baton Haxhiu shprehet i bindur që Ramush Haradinaj nuk do të marrë votat e PDK’së, LDK’së e Nismës për tu zgjedhur president.

Sipas tij, këto tri subjekte politike i kadhë dhënë në të kaluarën të parit të AAK’së postin e kryeministrit, dhe nuk do të veprojnë sërish njësoj.

Reshje bore në zona të larta malore? Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

“PDK, LDK dhe NISMA përveç VV’së e kanë përfunduar të mirën dhe borxhin ndaj Ramush Haradinajt. Të dyjat ia kanë dhënë kryeministrin me një përqindje të paktë të votave. S’janë borxhlinj ndaj Haradinajt”, tha Haxhiu.

“Unë nuk besoj që këto të trija do t’ia japin votën Ramush Haradinajt”, theksoi ai.

Haxhiu mendon se nëse fitojnë zgjedhjet, qeveria e re do të mund të krijohej në mes të VV’së dhe AAK’së.

“Unë më shumë besoj që Vetëvendosja dhe AAK do të jenë partnerë të ardhshëm në qeverisje, gati të sigurt pa marrë parasysh se sharjet janë publike. Dy figura siç janë Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj janë të paparashikueshëm në pragmatizëm dhe unë e besoj se këto të dyja mund të bëjnë qeverinë nëse fitojnë”, tha Haxhiu.

Continue Reading

News

Arrestimet e fundit nga Specialja: Kjo është prognoza e Baton Haxhiut

Published

on

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing se arrestimet e fundit nga Specialja ndaj liderëve të OVL-UÇK’së është një spektakël dhe një arsyetim.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë arrestuar javën e kaluar dhe janë dërguar në Hagë, ndërsa Haxhiu thotë se janë arsyetim për publikimin e propozim aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaci, në mënyrë që t’i ndalohet rruga për të shkuar në Uashington që të kryejë një marrëveshje me Serbinë.

“Pse nuk ka asnjë arrestim brenda Tribunalit për rrjedhje të dosjeve”, thotë ai.

“Dikush duhet të marrë përgjegjësi për rrjedhje të dosjeve brenda Tribunalit. Mendoj se është bërë gabim me konferencën për shtyp. Kur u publikua propozimi i aktakuzës për Thacin kishte edhe atë deklaratën për pengim të drejtësisë. Këtë kanë dashur ta tregojnë edhe me këtë aksionin e fundit. kanë dashur ta arsyetojnë këtë disi. Nuk e shoh asnjë arsye tjetër të kësaj katrahure, ose këtij spektakli të uniformuar kur mandati i EULEX’it nuk ekziston më. Me cilat uniforma janë arrestuar të dyshuarit. SPO. Ku ka polici Gjykata Speciale? Më tregoni një dokument. Ata persona me uniforma janë të paligjshëm. Të gjithë shqiptarët kanë shkuar në Hagë pa bërë probleme, me një thirrje. Por është dashur një spektakël i tillë”, shton Haxhiu.

Continue Reading

Trending