Tribunali Special kryen arrestimin e parë? Familjarët e zyrtarit të FSK’së thonë se ai u dërgua në Hagë

Tribunali Special kryen arrestimin e parë? Familjarët e zyrtarit të FSK’së thonë se ai u dërgua në Hagë

Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit,  i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është arrestuar sot.

Siç raportojnë mediat, ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, nga Eulexi.

Familjarët e kanë konfirmuar për se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Nuk dihet akoma zyrtarisht arsyeja pse u arrestua Mustafa.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.