Connect with us

News

Zv. kryeministri i Kosovës: Asociacioni duhet të bëhet pasi jemi të obliguar

Published

on

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se Kosova dhe Serbia do të përmbushin obligimet që do të vijnë pas njohjes reciproke.

“Jemi marrë vesh që të merremi vesh për gjithçka. Do të shkojmë prej njohjes reciproke dhe do të marrim secili obligimet reciproke. Asociacioni duhet të bëhet pasi jemi të obliguar. Në vitin 2013 dhe më pastaj më 2015 është nënshkruar dhe kemi obligim ta zbatojmë”, tha ai.

“Asociacioni do të bëhet, dikujt i pëlqej që ti japë epitete serbe duke e quajtur Zajednicë”, tregoi ai në T7.

“Dekreti i statusit të Asociacioni do të shkojë në Kushtetuese. Pa thënë gjykata që është antikushtetuese ne nuk e largojmë. Atëherë shkuam në protesta masive dhe presidentja Jahjaga dërgoi në kushtetuese vetëm frymën kushtetuese pasi nuk mund gjykata të tregojë për marrëveshje ndërkombëtare. Prej aty do të punojmë ne“, përfundoi ai.

Continue Reading

News

A do ta votojnë LDK, PDK e Nisma Ramush Haradinajn për president, ja çfarë thotë Baton Haxhiu

Published

on

Gazetari Baton Haxhiu shprehet i bindur që Ramush Haradinaj nuk do të marrë votat e PDK’së, LDK’së e Nismës për tu zgjedhur president.

Sipas tij, këto tri subjekte politike i kadhë dhënë në të kaluarën të parit të AAK’së postin e kryeministrit, dhe nuk do të veprojnë sërish njësoj.

Reshje bore në zona të larta malore? Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

“PDK, LDK dhe NISMA përveç VV’së e kanë përfunduar të mirën dhe borxhin ndaj Ramush Haradinajt. Të dyjat ia kanë dhënë kryeministrin me një përqindje të paktë të votave. S’janë borxhlinj ndaj Haradinajt”, tha Haxhiu.

“Unë nuk besoj që këto të trija do t’ia japin votën Ramush Haradinajt”, theksoi ai.

Haxhiu mendon se nëse fitojnë zgjedhjet, qeveria e re do të mund të krijohej në mes të VV’së dhe AAK’së.

“Unë më shumë besoj që Vetëvendosja dhe AAK do të jenë partnerë të ardhshëm në qeverisje, gati të sigurt pa marrë parasysh se sharjet janë publike. Dy figura siç janë Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj janë të paparashikueshëm në pragmatizëm dhe unë e besoj se këto të dyja mund të bëjnë qeverinë nëse fitojnë”, tha Haxhiu.

Continue Reading

News

Arrestimet e fundit nga Specialja: Kjo është prognoza e Baton Haxhiut

Published

on

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing se arrestimet e fundit nga Specialja ndaj liderëve të OVL-UÇK’së është një spektakël dhe një arsyetim.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë arrestuar javën e kaluar dhe janë dërguar në Hagë, ndërsa Haxhiu thotë se janë arsyetim për publikimin e propozim aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaci, në mënyrë që t’i ndalohet rruga për të shkuar në Uashington që të kryejë një marrëveshje me Serbinë.

“Pse nuk ka asnjë arrestim brenda Tribunalit për rrjedhje të dosjeve”, thotë ai.

“Dikush duhet të marrë përgjegjësi për rrjedhje të dosjeve brenda Tribunalit. Mendoj se është bërë gabim me konferencën për shtyp. Kur u publikua propozimi i aktakuzës për Thacin kishte edhe atë deklaratën për pengim të drejtësisë. Këtë kanë dashur ta tregojnë edhe me këtë aksionin e fundit. kanë dashur ta arsyetojnë këtë disi. Nuk e shoh asnjë arsye tjetër të kësaj katrahure, ose këtij spektakli të uniformuar kur mandati i EULEX’it nuk ekziston më. Me cilat uniforma janë arrestuar të dyshuarit. SPO. Ku ka polici Gjykata Speciale? Më tregoni një dokument. Ata persona me uniforma janë të paligjshëm. Të gjithë shqiptarët kanë shkuar në Hagë pa bërë probleme, me një thirrje. Por është dashur një spektakël i tillë”, shton Haxhiu.

Continue Reading

News

LAJM I FUNDIT: Ky është i ftuari i radhës i Speciales

Published

on

I mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës, Visar Ballovci është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ballovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Më lejoni të ju njoftoij se kam mar ftes nga Gjykata e Hagës që të paraqitem me datën 12.10.2020 në cilësinë e dëshmitarit. Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubraves, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimët i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpis tone”, ka shkruar Ballovci.

Familjar, miq, dhe shokë të nderuar.Më lejoni të ju njoftoij se kam mar ftes nga Gjykata e Strasburgit Hagës që të…

Posted by Visar Ballovci on Monday, 28 September 2020

Continue Reading

Trending